image Treni i shpejtësisë së lartë del nga shinat në Francë, lëndohen 20 persona

Siguri

Siguri/ Treni i shpejtësisë së lartë del nga shinat në Francë, lëndohen 20 persona

news image

Të paktën 20 persona kanë mbetur të lënduar pasi një tren i shpejtësisë së lartë në Francë ka dalë nga shinat ditën e sotme, teksa po udhëtonte nga qyteti lindor i Strasburgut për në Paris.

Si pasojë, janë lënduar 20 pasagjerë, ndërsa shoferi thuhet se është dërguar me helikopter në spital. Shkak për këtë aksident raportohet të jenë disa mbeturina që kishin ngelur në shina.

Raportohet se brenda në tren ishin 348 pasagjerë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

“Shoferi aktivizoi të gjitha sistemet e sigurisë për të ndaluar trenin sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Ndërmarrja Nacionale Hekurudhore e Francës.

Kompania tha se nuk e dinte saktësisht se sa shpejt po udhëtonte treni në atë kohë, por shpejtësia mesatare e trenave TGV në Francë është 300 km/orë.

Raportohet se 92 zjarrfikëse dhe 37 automjete u mobilizuan menjëherë dhe shkuan drejt vendit të ngjarjes.

Në nëntor 2015 të paktën 10 njerëz u vranë në lindje të Francës pasi një tren TGV doli nga shinat dhe përfundoi në një kanal. Miliona udhëtarë përdorin rrjetin e gjerë TGV të Francës çdo vit./Gazeta Sinjali/