image Treni godet veturën në Klinë, një person i lënduar

Kosovë

Aksident/ Treni godet veturën në Klinë, një person i lënduar

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur sot në mes të një treni dhe veture në Klinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:05 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zyrtari për media nga policia e Pejës, Driton Rugova.

Rreth orës 18:05, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe trenit. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Lidhja e Prizrenit. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.

Ai më tutje ka thënë se personi është jashtë rrezikut për jetë, si dhe me rastin po merret policia./Gazeta Sinjali/