image Trendi i rrezikshëm në TikTok çon në trajtim urgjent dy fëmijë

Telefona

Trendi i rrezikshëm në TikTok çon në trajtim urgjent dy fëmijë

news image

Dy fëmijë janë detyruar të futen në operacion për t’ua shpëtuar jetën pasi kanë ndjekur një trend në TikTok i cili rezultoi në gëlltitjen e magnetëve të vegjël.

Një 13-vjeçare dhe një 11-vjeçar iu nënshtruan operacionit, ku iu deshtë t’u hiqen pjesë nga zorrët e tyre pasi u përpoqën të mashtrojnë prindërit të besonin se kishin shpuar gojën për argëtim, shkruan TMZ.

Faye Elizabeth nga Liverpooli ka thënë se nxitoi ta dërgonte vajzën e saj në spital pasi po ankohej për dhimbje barku dhe villte “gjëra të zeza”.

“Dhimbja u bë më e rëndë kështu që e dërgova në spital”, ka thënë ajo duke shtuar se doktorët fillimisht menduan se ajo kishte “zorrë qorre”.

Kirurgët gjetën 15 rruaza magnetike të ngulitura në zorrët e saj.

Ditë më herët, një tjetër rast i tillë ka ndodhur me një djalë. Gjatë operacionit urgjent, kirurgët u tronditën kur gjetën magnetë të vegjël në zorrët e tij.

/Gazeta Sinjali/