image Trendafilova arrin në Mitrovicë në masa të rrepta

Politikë

Trendafilova arrin në Mitrovicë në masa të rrepta

news image

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, nën masa të rrepta sigurie ka arritur në Mitrovicë.

Ajo bashkë me administratoren Fidelma Donlon do të mbajnë një konferencë të dytë për media, pas asaj që mbajtën dje në Prishtinë.

Trendafilova dje në konferencë për shtyp hasi në protestë të organizuar nga PSD, ku edhe eskaloi situata, pasi pesë anëtarë të Partisë Social Demokrate u arrestuan nga policia. /Gazeta Sinjali/