Muhamedi Haryz Nazim, tre vjeçar, është bërë anëtari më i ri që i është bashkuar klubit të lartë të Inteligjencës në Britani.
Djaloshi mori 142 pikë në testin e IQ Stanford-Binet, duke e vendosur atë në përqindjen 99.7 të rezultateve të IQ në Mbretërinë e Bashkuar.
Prindërit e tij, Anira dhe Mohd, janë me origjinë nga Malajzia, por jetojnë në Qarkun e Durham ku punojnë si inxhinierë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ata e dinin që atij do t’i vinte një shans i mirë për të shkëlqyer, por nuk e kishin idenë se ai do të ishte ndër më të zgjuarit në vend ende pa filluar shkollën.
Fjalën e tij të parë e foli kur ishte shtatë muajsh, por në kohën kur ai i kishte dy vjet lexonte vetë histori të gjumit dhe ishte në gjendje t’i recitonte.
Testi Stanford-Binet është zhvilluar nga një psikolog i Universitetit Stanford dhe më së shpeshti përdoret për të zbuluar mangësi zhvillimore ose intelektuale te fëmijët e vegjël.
Testi përmban një kombinim, matematikë, lexim, teste të kujtesës dhe pyetje të të menduarit kritik./Gazeta Sinjali/