Dy anëtarë të famullisë u vranë nga një person i armatosur, i cili më vonë u qëllua për vdekje gjatë të shtënave me armë zjarri, të dielen në mëngjesë në një kishë pranë qytetit Fort Worth të Teksasit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende shumë detaje rreth ngjarjes.
Një i dëshmitar i ka thënë gazetës “New York Times”, se njëri nga të vrarët ishte një roje siguri që sipas tij ishte përpjekur të mbronte njerëzit që ndodheshin në kishë në momentin kur ndodhi sulmi./Gazeta Sinjali/