image Teksas: Një person i armatosur vret pesë persona, mes tyre një fëmijë 8-vjeç

Botë

Teksas: Një person i armatosur vret pesë persona, mes tyre një fëmijë 8-vjeç

news image

Një person i armatosur ka vrarë pesë persona, duke përfshirë një fëmijë tetë vjeç, në një shtëpi në Teksas.

Midis viktimave të tjera ishin dy gra të gjetura të shtrira mbi dy fëmijë të mbijetuar, tha policia për ABC News.

Incidenti ndodhi vonë të premten në mbrëmje në qytetin e Cleveland, rreth 45 milje (70 km) në veri-lindje të Hjustonit.

Zyra e sherifit lokal thotë se i dyshuari është një burrë meksikan i cili është i armatosur me një pushkë gjysmë automatike. Ai është ende në arrati.

Oficerët besojnë se burri ishte i dehur ndërsa filloi të qëllonte pranë shtëpisë. Kur banorët i kërkuan që të ndalonte, ai hapi zjarr brenda shtëpisë, thotë policia.

Gjithsej 10 persona ndodheshin në pronë në atë moment.

Të gjitha viktimat thuhet se janë nga Hondurasi. Nuk janë dhënë detaje në lidhje me identitetin e tyre apo ndonjë lidhje me personin e armatosur.

Incidenti ndodhi disa ditë pasi nëntë persona u plagosën në një të shtëna gjatë një feste të adoleshentëve në Teksasin perëndimor.

Dy javë më parë, katër të rinj u qëlluan për vdekje gjatë një festë të ditëlindjes së 16-të në Alabama.

Incidentet me armë zjarri janë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

/GazetaSinjali/