image Tre të vdekur pasi dy aeroplanë të vegjël u përplasën në ajër në Kolorado

Botë

Tre të vdekur pasi dy aeroplanë të vegjël u përplasën në ajër në Kolorado

news image

Tre persona humbën jetën pasi dy aeroplanë të vegjël u përplasën në ajër të shtunën mbi Boulder County, Kolorado, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, dëshmitarët thirrën autoritetet pak para orës 9të mëngjesit pasi panë një përplasje të Cessna 172 dhe Sonex Xenos me njëri-tjetrin.

“Dukej sikur kishte një problem, sepse aeroplanët nuk zbresin direkt poshtë”, tha Sean Tufts për FOX31 Denver. “Nuk kishte asnjë zjarr, asgjë”.

Njëri prej avionëve u rrëzua në një fushë, tjetri në një stacion pemësh pranë aeroportit Vance Brand në Longmont, Kolorado, në veri të Denverit.

Dy persona u gjetën të vdekur në rrënojat e njërit dhe një person në tjetrin, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Boulder.

Identiteti i viktimave nuk u bë i ditur menjëherë.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) po hetojnë rastin, raporton Telegrafi.

/GazetaSinjali/