image Treni përplas makinën e policisë në SHBA, shpëton për mrekulli vajza e arrestuar (VIDEO)

Botë

Treni përplas makinën e policisë në SHBA, shpëton për mrekulli vajza e arrestuar (VIDEO)

news image

Momenti kur një tren ka përplasur një makinë policie në SHBA tashmë është bërë viral, pasi një vajzë që ishte arrestuar dhe ndodhej në veturë u shpëtua, përcjell Sinjali.

Edhe pse përplasja ishte e fortë, vajza ka shpëtuar, por ka mbetur e plagosur.

Ngjarja ndodhi në 16 shtator në Kolorado të SHBA-ve, ku vajza 20-vjeçare Yareni Rios-Gonzalez është lënduar nga përplasja e trenit me veturën e policisë.

Avokati i saj tha se goditja i shkaktoi asaj humbjen e dhëmbëve, krahun dhe brinjë të shumta të thyera dhe lëndime në kokë dhe këmbë.

Ajo vijon të marrë trajtim në spital. 20-vjeçarja u arrestua pas një incidenti me një patrullë policie. Vajza u ndalua nga patrulla pas një ngjarjeje dhe u shoqërua në makinën e parkuar në shinat e trenit. Brenda pak sekondash makina u godit nga treni.

/GazetaSinjali/