image E quajti të papjekur, Gashi i reagon ashpër Kurtit: U zbehe, u sarrakuqe, veç për një fjalë

Politikë

E quajti të papjekur, Gashi i reagon ashpër Kurtit: U zbehe, u sarrakuqe, veç për një fjalë

news image

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi i ka replikuar kryeministrit, Albin Kurti pasi ky i fundit e quajti “të papjekur”.

Gashi ka thënë se fjala “dobët”, ishte ajo që e shtyri Kurtin të reagojë.

“Ajo çka e tronditi kryeministrin dhe e humbi kontrollin ishte veç një fjalë: dobët. Ja po ta them publikisht. Dhe u zbehe, u sarrakuqe, u çorientove, e humbe kohën, veç për një fjalë”, tha Gashi.

Tutje, ai listoi disa nga gjërat që i konsideron të dobëta nga ana udhëheqja e Kurtit si kryeministër.

Po ashtu, deputeti i LDK-së ia rikujtoi Kurtit kohën kur si opozitar gjuante gaz lotsjellës në Kuvend.

“Po harron se prej asaj karrige mbrapa meje ke gjuajt me vo, ke gjuajt me gaz lotsjellës. Dobët në përfaqësimin ndaj Serbisë. Dobët në Asociacion. Dobët dobët dobët – nuk kalon”, u shpreh Gashi.

/GazetaSinjali/