Tre nejrëz kanë vdekur dhe shtatë u dërguan në spital me djegie, pasi akulli i thatë u vendos në pishinën e një feste në Rusi, për të krijuar efektin e avullit.
Festën e organizonte blogerja e njohur vendase Ekaterina Didenko, e cila po festonte ditëlindjen e 29-të.
Bashkëshorti i saj Valentin Didenko, 32 vjeç ishte në mesin e viktimave, pasi shkarkoi rreth 25 kg akull të thatë për të krijuar “efekt vizual dramatik” për të ftuarit e festës së mbajtur në një kompleks pishine e sauna në Moskë.
Ai vdiq gjatë rrugës për në spital ndërsa të ftuarit Natalia Monakova e Yuri Alferov, të dy 25 vjeç, vdiqën në vend. Raportohet se ata të tre ishin të vetmit njerëz brenda ujit të pishinës kur u lëshua akulli.
Lëshimi i akullit të thatë shkakton shpërthim dhe liron sasi të mëdha të dioksid karbonit. /Gazeta Sinjali/