image Qindra njerëz të pranishëm në varrimin e shoferit të autobusit në Gllogjan - Sinjali

Qindra njerëz të pranishëm në varrimin e shoferit të autobusit në Gllogjan

news image

Qindra njerëz janë mbledhur në varrimin e shoferit të autobusit i cili vdiq nga sulmi me armë zjarri që ndodhi para dy ditësh në Gllogjan të Deçanit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, ndërsa të vdekur nga ky sulm me armë kanë mbetur edhe dy nxënës të këtij fshati.

Në ceremoninë e varrimit është parë numër i madh i pjesëmarrësve.

Sot në orën 14:00 do të bëhet varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla.

Viktimat do të varrosen në varrezat e fshatit Gllogjan. I dyshuari i vrasjes së trefishtë ndodhet akoma në arrati./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin