image Tre të vdekur në Donetsk, mes tyre një fëmijë - Sinjali

Tre të vdekur në Donetsk, mes tyre një fëmijë

news image

Të paktën tre persona, duke përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, në një sulm me bomba ruse në një treg në rajonin separatist ukrainas të Donetskut të mbështetur nga Rusia, thanë zyrtarët atje.

Agjencia e lajmeve Donetsk ka publikuar foto nga vendi i bombarduar.

“Pati bombardime në treg, kishte shumë njerëz këtu”, tha për agjencinë ruse të lajmeve RIA, Yan Gagin, një këshilltar i qeverisë së vetëshpallur separatiste.

Ai tha se në mesin e të vdekurve është një grua dhe një fëmijë, raporton BBC.

Ndërkohë zyrtarët lokalë të shëndetësisë raportojnë se 18 persona janë plagosur, duke përfshirë dy fëmijë.

Megjithatë BBC thekson se të dhënat nuk janë verifikuar nga burime të paanshme.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin