image Tre të vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Tre të vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tre të vdekur nga COVID-19, dhe 1 mijë e 128 raste të reja me COVID 19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 46 persona nga ky virus.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë testuar 6 mijë e 784 persona. /GazetaSinjali/