Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit të rëndë trafiku që ka ndodhur sonte në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Bane Radovci.
“Në rrugën lokale të Mitrovicës afër Urës së Ibrit, te fshati Suhodoll pati një aksident trafiku ku pësuan lëndime tre persona. Tipat e veturave të përfshira janë një Golf 7 dhe në Tuaran”, ka thënë Radovci.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./Gazeta Sinjali/