image Tre të lënduar nga aksidenti në Hajvali të Prishtinës

Siguri

Tre të lënduar nga aksidenti në Hajvali të Prishtinës

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti ndërmjet dy veturave në udhëkryqin e rrugëve “Nekibe Kelmendi” dhe “Gucia” në Hajvali të Prishtinës.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Sinjalit, ku shihen të dëmtuara dy veturat, një taxi e tipit “Toyota” dhe një veturë e tipit “Fiat Punto”.

E zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Sinjali se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 13:30 në udhkryqin e rrugëve Nekibe Kelmendi me Gucia në Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret nësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali