Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni. Nga Policia e kanë konfirmuar rastin dhe kanë dhënë detaje.
Policia e rajonit të Mitrovicës në një përgjigje për Sinjalin tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 12:50, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor zona Vushtrri, Nga informacionet e para, bëhet e ditur se në aksidentin e ndodhur ndërmjet një veture e një kamioni si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjeksor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.