image Tre të lënduar në një vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë

Siguri

Tre të lënduar në një vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë

news image

Tre persona janë të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në magjistralen Rahovec-Malishevë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Ka ndodhur një vetaksident ku janë lënduar tre persona. Janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e qytetarëve dhe janë transferuar në Spitalin e Gjakovës. Kemi informacion se të tre janë jashtë rrezikut për jetë. Hetimet e trafikut janë në vendin e ngjarjes. Shkaku i aksidentit është mospërshtatja e kushteve klimatike”, ka thënë Gjurkaj. /Gazeta Sinjali/