image Tre të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Siguri

Tre të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

news image

Foto ilustruese


Aksidentet si pasojë e pakujdesisë së vozitësve janë të shpeshta në komunikacionin rrugor në vendin tonë, ku shumë prej tyre përfundojnë edhe me fatalitet. Sinjali mëson se edhe mbrëmë rreth orës 19:00, ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku njëri nga shoferët ka goditur veturën tjetër, që ka qenë duke dalë nga parkingu në rrugën kryesore dhe nga goditja e pësuar automjeti ka goditur edhe një veturë tjetër që po vinte në anën e kundërt të rrugës.

Sinjali mëson se tre vozitësit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, me ç’rast kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë, pas ekzaminimeve të njëjtit janë liruar në shtëpi.

/GazetaSinjali/