image Tre të lënduar në aksidentin mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

Siguri

Tre të lënduar në aksidentin mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku midis katër veturave në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Llapushnik.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Krasniqi.

Ai më tej ka njoftuar se në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent.

/GazetaSinjali/