Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident i rëndë ka ndodhur edhe pak minuta më parë në rrugën Prizren – Vlashnje, ku janë përplasur dy vetura.
Lajmi është konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas Bytyqit, në aksident janë përfshirë dy automjete teksa tre persona janë lënduar ku janë dërguar në emergjencë.
“Rreth orës 15:40 eshte raportuar per nje aksident trafiku, aksidenti ka ndodhur ne rrugen per ne Vlashnje, në Prizren ne aksident jane te perfshire dy automjete, tre persona te lenduar te cilet jane derguar ne emergjencë. Policia si dhe zjarrfiksit kane dal ne vendngjarje”, tha Bytyqi për Sinjalin.