image Tre të dyshuar tentuan ta vrasin me thika një person afër "HIB Petrol" në Fushë-Kosovë

Siguri

Tre të dyshuar tentuan ta vrasin me thika një person afër “HIB Petrol” në Fushë-Kosovë

news image

Një person ka qenë cak i një tentim vrasjeje afër pompës së derivateve “HIB Petrol” në Bresje të Fushë-Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh nga burimet brenda prokurorisë se tre të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht me thika.

Të dyshuarit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Këto burime i kanë thënë gazetës se tre personat e dyshuar, të cilët dje pasdite tentuan ta vrasin një person, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/