image Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku mes katër automjeteve

Siguri

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku mes katër automjeteve

news image

Tre persona janë lënduar nga një aksident trafiku, ku janë përfshirë katër automjete, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, deklaroi Borovci.

/GazetaSinjali/