image Tre persona të lënduar nga aksidenti në Klinë

Kosovë

Siguri/ Tre persona të lënduar nga aksidenti në Klinë

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar në fshatin Dollc të Komunës së Klinës, pas një aksidenti ku janë përfshirë dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar rastin për Sinjalin, ka thënë se tre personat e lënduar janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 14:40 minuta Policia e Kosovës ka marr informatën se një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Dollc, ku janë lënduar tre persona, të cilët me veturë të autoambulancës janë dërguar për të marrë tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova./Gazeta Sinjali/