Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Samadrexhë, raporton një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Zahiti tha se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
“Në aksident janë përfshirë dy vetura, lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, tha Zahiti për Gazetën Sinjali.
Sinjalizuesi ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/
Video: