image Tre persona të lënduar në aksidentin mes një veture dhe një traktori në Gllarevë

Kosovë

Trafiku/ Tre persona të lënduar në aksidentin mes një veture dhe një traktori në Gllarevë

news image

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një traktori në Gllarevë të Klinës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova për Gazetën Sinjali.

“Mund të konfirmoj se një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe një traktori rreth orës 8:00, ndërsa tre persona kanë mbetur të lënduar”, ka deklaruar Rugova.

Sinjalizues kanë dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjes ku shihet se nga ky aksident janë shkaktuar kolona të gjata./Gazeta Sinjali/