image Tre persona të lënduar në aksidentin mes katër veturave në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Kosovë

Trafiku/ Tre persona të lënduar në aksidentin mes katër veturave në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

news image

Tre persona janë lënduar gjatë ditës së sotme në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë në ora 16:00.

Rastin e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë katër vetura.

Sipas hetimeve fillestare në Policisë së Kosovës, shkaktar i aksidentit ka qenë mos mbajta e distancës ndërmjet veturave në lëvizje.

“Aksidenti ka ndodhë në ora 16:00,  në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë,  segmenti rrugor fshati Nadakovcë, të përfshira katër vetura civile, si pasoj e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e   Vushtrrisë.  Nga hetimet e zhvilluara në vendngjarje  shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mos mbajta e distancës ndërmjet veturave në lëvizje”, ka deklaruar Zahiti për Gazeta Sinjalin.