Policia e Kosovës ka njoftuar se para disa ditësh ka ndodhur një grabitje e armatosur në fshatin Suhogerll të Istogut, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar një veturë e cila ishte duke qarkulluar në atë rrugë dhe kanë kërkuar që viktimat, njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti.
Sipas Policisë, viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa nga të dyshuarit kanë marrë: 900 euro, dy telefona, të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy kilometra nga vendi i ngjarjes.
Sipas Policisë, të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe arrestuar gjatë ditës së djeshme.
“Me qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri (3) lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) armë të gjata tre karikator.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy (2) të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48- orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt.”