Tre persona të dyshuar kanë sulmuar një filial banke në Drenas. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Policia ka dal në vend-ngjarje dhe ka bërë vend-shikimin duke mbledhur dëshmitë që janë të nevojshme për të zbardhur rastin.
“Sot, më 26.10.2019, rreth orës 04:12min., në Drenas, dyshohet se nga tre të dyshuar është sulmuar një filial i një banke. Të dyshuarit kanë arritur të thyejnë një xham dhe dyshohet se kanë depërtuar në brendi. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe ka bërë vend-shikimin duke mbledhur dëshmitë që janë të nevojshme për të zbardhur rastin”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Sinjali/