image Tre persona rrihen keq mes vete në Vushtrri, përfundojnë në spital

Siguri

Tre persona rrihen keq mes vete në Vushtrri, përfundojnë në spital

news image

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Në një ngatërresë u përfshinë dje edhe disa të rinj në Vushtrri, të cilët dyshohet se u rrahën keq mes vete.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Tirana’, teksa motivi që i shtyu drejt përleshjes dyshohet të jetë një konflikt verbal mes vete.

Tre të dyshuarit si pasojë e lëndimeve që ia shkaktuan njëri-tjetrit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që për rastin është njoftuar edhe Policia.

Ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/