image Tre persona raportojnë në Polici se u mashtruan nga tre të tjerë, dhanë 10 mijë euro për punë e banesa

Siguri

Tre persona raportojnë në Polici se u mashtruan nga tre të tjerë, dhanë 10 mijë euro për punë e banesa

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar për mashtrimet me premtimin për shpërndarje të banesave dhe punësim në Mitrovicën e Veriut. Rastin në Polici në fillim të shkurtit e kishte denoncuar Adriana Hoxhiq, zëvendëse e kryetarit të komunës. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, ndërsa dje është raportuar edhe një rast që lidhet me këtë.

Në raportin e Policisë thuhet se tre persona kanë raportuar se janë mashtruar nga tre të tjerë për shpërndarje të banesave dhe punësim.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit iu kanë marrë viktimave 10 mijë euro para të gatshme dhe ende nuk janë kapur.

Adriana Hoxhiq e kishte konfirmuar për Sinjalin se e kishte raportuar rastin në Polici derisa dy të dyshuarit ishin në zyren e saj.

Siç mëson Sinjali, të dyshuarit, një grua 47-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar dyshohet se nga muaji prill deri në dhjetor të vitit të kaluar i kishin marrë 35 mijë euro nga disa qytetarë.

/GazetaSinjali/