image Tre persona raportohen të zhdukur për 24 orë

Siguri

Tre persona raportohen të zhdukur për 24 orë

news image

Në raportin e policisë bëhet e ditur se për 24 orë tre persona janë zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së djeshme rreth orës 10:15.

Edhe një rast tjetër i personit të zhdukur është raportuar dje në Prishtinë, ku rastin e ka raportuar babai duke thënë se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:20, në Prishtinë.

Gjatë së mërkurës një grua në Klinë ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00, në rrugën “Agron Palucaj”, në Klinë./GazetaSinjali/