image Tre mjekë në Rusi bien në mënyrë misterioze nga dritaret e spitaleve

Botë

Dyshimet/ Tre mjekë në Rusi bien në mënyrë misterioze nga dritaret e spitaleve

news image

Tre punonjës të kujdesit shëndetësor të vijës së parë kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e spitaleve në Rusi gjatë dy javëve të fundit, duke rritur vëmendjen e publikut për kushtet e punës në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Të tre incidentet, të cilat po hetohen nga autoritetet ruse, kanë nxitur diskutime të forta në shtypin rus dhe në mediat sociale.

Alexander Shulepov, një mjek ambulance në Voronezh, një qytet rreth 320 milje në jug të Moskës, është në gjendje të rëndë pasi ra nga dritarja e spitalit të shtunën. Televizioni shtetëror lokal tha se ai ra nga dritarja e katit të dytë të spitalit Novousmanskaya, ku ai punonte. Alexander po merrte trajtim pasi rezultoi pozitiv me koronavirusi.

Shulepov u shtrua në spital më 22 prill, në të njëjtën ditë ai dhe kolegu i tij Alexander Kosyakin postuan një video në internet duke thënë se Shulepov ishte detyruar të mos vazhdojë punën pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Kosyakin kishte kritikuar më parë administratën spitalore për mungesë të mjeteve mbrojtëse në rrjetet e tij sociale dhe ishte marrë në pyetje nga policia për përhapjen e lajmeve të rreme.

Kosyakin konfirmoi këto detaje për CNN në një intervistë.

“Shulepov ishte në kujdes intensiv e me sa di ishte në një gjendje të rëndë. Herën e fundit që fola me të ishte në 30 Prill”, tha Kosyakin për CNN. “Ai filloi të ndiheshe mirë dhe po përgatitej të dilte nga spitali. Krejt papritur ndodhi kjo, nuk është e qartë pse dhe për çfarë. Kam shumë pyetje në kokë dhe nuk gjej asnjë përgjigje”, Kosyakin.

Shulepov ishte punëtori i tretë shëndetësor në Rusi që ra nga dritarja në dy javët e kaluara.

“Më 1 maj, Elena Nepomnyashchaya, mjeke e përkohshme në një spital në qytetin siberian të Krasnoyarsk, vdiq pasi kaloi një javë në kujdes intensiv”, tha në një deklaratë departamenti rajonal i Ministrisë së Shëndetësisë.

Stacioni televiziv lokal TVK Krasnoyarsk raportoi në atë kohë që gjoja Nepomnyashchaya ra nga dritarja gjatë një takimi me zyrtarët rajonalë të shëndetësisë, gjatë së cilës ata diskutuan shndërrimin e klinikës në një strukturë koronavirusi.

Nepomnyashchaya u raportua se kishte kundërshtuar ato ndryshime për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse në spital. Departamenti i Shëndetit rajonal i Ministrisë së Shëndetësisë mohoi këto pretendimet në një deklaratë, duke shtuar se spitali dhe stafi i tij janë të pajisur me mjetet mbrojtëse të nevojshme .

Më 24 Prill, Natalya Lebedeva, drejtuese e shërbimit mjekësor të urgjencës në Star City, baza kryesore e trajnimit për kozmonautët e Rusisë, vdiq në një spital pas një rënie.

Spitali brenda Agjencisë Federale Biomjekësore deklaroi se “ndodhi një aksident tragjik”, pa e sqaruar.

Në deklaratë, spitali thoshte, “Ajo ishte një profesioniste e vërtetë në fushën e saj, duke kursyer jetë njerëzore çdo ditë!”. /Gazeta Sinjali/