Rreth tre milionë persona në Nigeri kanë nevojë për ndihmë humanitare, njoftoi sot UNICEF.
Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara bëri gjithashtu thirrje për vëmendje më të madhe lidhur me problemet e fëmijëve dhe familjeve të tyre.
“Në kontekst të burimeve dhe shërbimeve shoqërore të kufizuara, komunitetet që mirëpresin popullata të zhvendosura janë duke treguar rezistencë të jashtëzakonshme dhe duke ndarë ato pak që kanë”, njoftoi UNICEF.
“Shembulli që nigerianët po i tregojnë botës është me të vërtetë i shkëlqyer“, deklaroi një përfaqësues i UNICEF-it, pas vizitës në rajonin e prekur nga konflikti.
Gjatë muajve të fundit, në Nigeri, janë shtuar sulmet terroriste kundër civilëve dhe ushtrisë. /Gazeta Sinjali/