image Shtesat prej 100 euro, Muja: Ndihma erdhi pas rritjes së çmimeve, niveli i varfërisë më i ulëti ndonjëherë

Politikë

Shtesat prej 100 euro, Muja: Ndihma erdhi pas rritjes së çmimeve, niveli i varfërisë më i ulëti ndonjëherë

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit publik dhe privat.

Muja ka thënë se ndihma ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve si dhe ndihma e përgjithshme e shtetit me këtë Qeveri i afrohet 1 miliard eurove, duke përfshirë subvencionet e ndryshme.

“Në vitin 2019 Qeveria e Kosovës për grante dhe transfere i ka dhënë rreth 630 milionë euro. Ndihma në kohë pandemi ka shkuar në mbi 800 milionë. Ndihma jonë tashmë shkon te 1 miliard euro. Pra ndihma e Qeverisë së Kosovës është rritur përtej pandemisë”, tha Muja.

Deputeti i LVV-së thotë se në këtë ndihmë përfshihen rreth 800 mijë persona.

“Dje doli edhe një raport i Bankës Botërore i cili thotë se për shkak të këtyre masave, varfëria në Kosovë në vitin 2021 është reduktuar nga 23% në 19%. Ky nivel u ulët varfërie nuk ka qenë asnjëherë më parë”, shtoi ai.

Muja thotë se kjo Qeveri ka subvencionuar të varfrit për dallim nga të kaluarat që sipas tij ka ndarë para për bizneset.

/GazetaSinjali/