image Tre lojtarë të tjerë rezultojnë pozitivë me COVID-19 te PSG

Futboll

Tre lojtarë të tjerë rezultojnë pozitivë me COVID-19 te PSG

news image

Tre lojtarë të tjerë të Paris St-Germain kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke e vënë në dyshim fillimin e sezonit të tyre në Ligue 1.

Kampionët francezë, të cilët humbën ndaj Bayern Munchen në finalen e Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, nuk kanë zbuluar identitetin e gjashtë lojtarëve të përfshirë.

PSG pritet të fillojë mbrojtjen e titullit në Racing Lens më 10 shtator pasi iu dha një pushim i zgjatur.

“Testet më të fundit të Sars CoV2 të kryera në stafin e Paris St-Germain kanë konfirmuar se ka tri raste të reja pozitive”, thanë kampionët francezë në një postim në rrjetin social Twitter.

Sezoni i Ligue 1 ka filluar, por ndeshja e parë midis Marseille dhe Saint-Etienne është dashur të shtyhej muajin e kaluar pasi katër lojtarë vendas dolën pozitivë me koronavirus.

Federata e Futbollit në Francë ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me ndeshjet e ardhshme, për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19. /Gazeta Sinjali/