image Pochettino: Messi tek PSG? Është njëra nga opsionet që kemi

Futboll

Pochettino: Messi tek PSG? Është njëra nga opsionet që kemi

news image

Maurizio Pochettino ka folur për Lionel Messin në konferencën për shtyp.

Trajneri i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino ishte duke mbajtur një konferencë për shtyp para gazetarëve kur u pyet për të ardhmen e Messit dhe mundësinë që ai të veshë fanellën e PSG-së.

Pochettino deklaroi se klubi i ka objektivat e tyre të merkatos dhe ata janë në dijeni për gjendjen e Messit.

“Jemi të koncentruar për fillimin e kampionatit, nesër PSG luan kundër Troyes, por në të njëjtën kohë klubi po punon për përmirësimin e skuadrës në merkato në mënyrë që të arrijmë objektivat tanë këtë vit”, tha ai.

“Sa i përket Messit ne e dimë gjendjen e tij dhe ne tani jemi të fokusuar vetëm për ndeshjen e nesërme”, shtoi ai.

“Leonardo bashkë me presidentin po punojnë në përmirësimin e skuadrës dhe njëra nga opsionet sigurisht që është Messi”, tha Pochettino.

“Tani ne do të fokusohemi për nesër të bëjmë një paraqitje sa më të mirë”, përfundoi Maurizio Pochettino. /GazetaSinjaliSporti/