image Pas dështimit të kontratës së re me Barcelonën, Messi shumë afër kontratës me PSG

Futboll

Pas dështimit të kontratës së re me Barcelonën, Messi shumë afër kontratës me PSG

news image

Paris Saint-Germain tani po përparon në bisedimet për të marrë shërbimet e  Leo Messit, pas dramës në Barcelonë.

Bisedimet po vazhdojnë tani për të gjetur “strukturën” e duhur të marrëveshjes pasi PSG po bën presion që nga dje për të nënshkruar me Messin.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain tani po ndihet e sigurt për të arritur një marrëveshje në ditët në vijim, nëse Fair Play Financiar do t’i lejojë ata të përfundojnë marrëveshjen.

Bordi i PSG-së po punon për të arritur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë edhe Neymar po bën presion për të pasur Messin në ekip. /GazetaSinjaliSporti/