Igor Simiq që kishte numrin një në listën zgjedhore të Listës Serbe befasisht nuk ka marrë më së shumti vota nga kandidatët e kësaj partie.
Janë tre kandidatë për deputetë të Listës Serbe që e kanë mundur Simiqin për nga numri i votave.
Jasmina Dediq është kandidatja më e votuar në Listën Serbe, ajo ka marrë 19 mijë e 703 vota. Pas saj kandidati i dytë më i votuar është Milosh Peroviq me 17 mijë e 276 vota.
Kandidati i tretë më i votuar nga Lista Serbe është Verica Ceraniq me 17 mijë e 65 vota.
Ndërkohë vetëm në pozitën e katërt për nga numri me më së shumti vota renditet bartësi i listës së Listës Serbe, Igor Simiq. Ai ka fituar 16 mijë e 566 vota./Gazeta Sinjali/