Dy gola të shptejtë janë shënuar në ndeshjen Bayern Munchen-Frankfurt.
Me të filluar pjesa e dytë, Robert Leëandoëski arriti të shënoi golin e tretë për bavarezët, transmeton Gazeta Sinjali.
Asistimin për golin e tretë e bëri anësori francez, Kingsley Coman.
Skuadra e Frankfurt iu përgjigj në minutën e 52-të me anë të Hinteregger, duke ngushtuar rezultatin në 3:1.
Nuk shkoi gjatë dhe Frankfurt shënoi golin tjetër përsëri me anë të Hinteregger për ta bërë rezultatin 3:2.
Në rast se e fiton këtë ndeshje, Bayerni del katër pikë para skuadrës së Dortmund që është në pozitën e dytë./Gazeta Sinjali/