image Bayerni triumfon ndaj Leipzigut, në një takim interesant

Futboll

Bayerni triumfon ndaj Leipzigut, në një takim interesant

news image

Bayern Munich ka fituar ndaj Leipzigut me rezultat të ngushtë 3:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të të Bundesligës.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” ishte mjaft e zjarrtë, teksa deri në fund nuk u vulos fituesi.

“Bavarezët” kaluan të parët në epërsi në minutën e 12-të kur Muller realizoi.

Nuk vonoi shumë dhe Silva barazoi shifrat në minutën e 27-të të ndeshjes.

Muller realizoi sërish duke rikthyer epërsinë e vendasve, por goli iu anulua nga VAR-i për një ndërhyrje të palejuar.

Një minutë para fundit të pjesës së parë. Lewandowski me gol të bukur me kokë riktheu avantazhin e Bayern Munichut.

Leipzig barazoi sërish përmes Nkunku në minutën e 53-të, para se Gvardiol të shënonte autogol pesë minuta më vonë, duke ia dhënë fitoren Bayernit.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e parë, kurse Leipzig mbetet i shtati me 31 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/