image Bayern Munich 'çelik' për Greuther Furth, fiton bindshëm

Futboll

Bayern Munich ‘çelik’ për Greuther Furth, fiton bindshëm

news image

Bayern Munich shmangi një tjetër gabim në ndjekjen e titullit të Bundesligës, duke mundur përmbysur rezultatin nga 0-1 në 4-1, shkruan Gazeta Sinjali Sporti.

Golin e parë e gjeti Hrgota për mysafirët në minutën e 42′, por nikoqirët arritën ta përmbysin rezultatin në 4-1, në pjesën e dytë të takimit.

Golat për Bayern Munich i shënuan: Lewandowski 46′, 82′, Griesbeck (autogol) 61′ dhe Choupo-Moting 91′.

Bayern mbetet lider me 55 pikë ndërsa Greuther Furth është e fundit me 13 pikë.

Kjo është fitorja e 18-të e Bavarezëve në ligën gjermane, teksa kanë një barazim dhe katër humbje.

/GazetaSinjaliSporti/