image Tre gola për tre pikë, Juventus me fitore kundër Sassuolos

Futboll

Tre gola për tre pikë, Juventus me fitore kundër Sassuolos

news image

Juventus edhe pse me mundim, arriti fitore kundër Sassuolos me rezultat 3-1.

Vendasit arritën të kalojnë në epërsi me golin e bukur të shënuar nga Danilo në pjesën e dytë, shkruan Sinjali Sportiv.

Por, Sassuolo arriti të barazojë rezultatin me golin e shënuar nga Defrel edhe pse ishin me një futbollist më pak në fushë.

Juventus arriti të marrë tre pikë të ‘arta’ në këtë ndeshje pasi që në minutat e fundit shënuan Ramsey dhe Ronaldo.

Me këtë fitore Juventus ka kaluar nga pozita e 6-të në pozitën e 4-të, kurse Sassuolo mbetet në pozitën e 7-të.

/Sporti në Sinjali/