image Tre gola për ta parë Championsin, Manchester United mposhtë Watfordin

Futboll

Angli/ Tre gola për ta parë Championsin, Manchester United mposhtë Watfordin

news image

Mancheser United ka fituar sot me rezultatin 3-0 ndaj Watford dhe tashmë sheh konkretisht mundësinë e vendit të katërt që do t’i garantonte pjesëmarrjen në Champions League vitin e ardhshëm.

Golat u shënuan pak para përfundimit të pjesës së parë falë një penalltie të Fernandes, me “djajtë kuq” që sigurojnë tre pikëshin me golin vërtetë të bukur të Martial në të 58’ me një aksion personal.

Golin e tretë e shënon talenti 18-vjeçar Greenwood, të katërtin në sezon. Manchester United tashmë është vetëm tre pikë nga rivalja për Champions, londinezët e Chelsea.