image Tre futbollistë brazilianë largohen nga Ukraina me autobus dhe në këmbë: Ishin dy ditë terrori

Futboll

Tre futbollistë brazilianë largohen nga Ukraina me autobus dhe në këmbë: Ishin dy ditë terrori

news image

Tre futbollistë brazilian janë larguar nga Ukraina pas sulmeve ruse, mirëpo largimi i tyre nuk ka qenë i lehtë.

Futbollistët që luajnë për klubin e Premier Ligës së Ukrainës SK Dnipro-1, në rrjetet sociale kanë treguar se janë larguar nga Ukraina me autobusë e në disa pjesë edhe duke ecur.

“Ne ia dolëm, pas dy ditësh terrori dhe tensioni arritëm të dilnim…dhe jemi në rrugën tonë për në shtëpi,” tha Bill.

Lojtarë të tjerë brazilianë po përpiqeshin të largoheshin nga Ukraina me tren.

/GazetaSinjali/