Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Londër për kurorëzimin e Mbretit Charles III, është takuar me kryeministrin e Australisë Anthony Albanese.
Krah tyre, ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Tre Albanese në një foto. Kënaqësi që u takova me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, krah presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në pritjen e Mbretit”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Twitter.
Osmani, bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, me ftesë të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Irlandës Veriore, do ta përfaqësojë Kosovën në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit.
Pas ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për liderët botëror në Buckingham Palace.