image Trazira në Suedi, shkak djegia e Kuranit

Evropë

Trazira në Suedi, shkak djegia e Kuranit

news image

Policia suedeze thotë se oficerët plagosën tre persona në Norrkoping ndërsa marshuesit protestuan kundër planit të grupit të ekstremit të djathtë për të djegur Kuranin.

Të paktën tre persona janë plagosur pasi policia suedeze gjuajti “të shtëna paralajmëruese” në protestat në qytetin lindor të Norrkoping – e dyta në katër ditë kundër djegies së planifikuar të Kuranit të shenjtë nga një grup i ekstremit të djathtë.

Katër persona u arrestuan mes rreth 150 pjesëmarrësve, ndërsa protestuesit hodhën gurë ndaj oficerëve dhe u vunë flakën makinave, tha policia të dielën.

Policia qëlloi disa të shtëna paralajmëruese. Tre persona duket se janë goditur dhe tani po trajtohen në spital”, tha policia në një deklaratë në internet, duke shtuar se asnjë nga lëndimet nuk ishte kërcënuese për jetën.

Policia dhe protestuesit janë përfshirë në përleshje gjatë ditëve të fundit, duke çuar në lëndime të disa oficerëve dhe djegie të shumë automjeteve, shkruan Al Jazeera.

Sweden protest

Dhuna nisi të enjten pas një demonstrate të organizuar nga Rasmus Paludan, lideri i partisë politike daneze të ekstremit të djathtë, Linja e fortë.

Paludan, i cili kishte leje për një sërë demonstratash në të gjithë Suedinë gjatë fundjavës së Pashkëve, është i njohur për djegiet e Kuranit.

Të dielën, ata u mblodhën sërish për të protestuar një tjetër tubim, të cilin në fund Paludani e braktisi.

/GazetaSinjali/