image Trauma në kokë e në trup, kjo është gjendja shëndetësore e shqiptarëve që u rrahën në Mal të Zi

Rajon

Trauma në kokë e në trup, kjo është gjendja shëndetësore e shqiptarëve që u rrahën në Mal të Zi

news image

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, të cilët ishin nisur për në Gjermani janë dhunuar brutalisht sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr. Për gjendjen e tyre shëndetësore, ka folur mjeku i spitalit të Shkodrës, atje ku janë transportuar të rinjtë.

Ai tha se shqiptarët kishin trauma në kokë, në trup dhe pjesën e fytyrës, ndërsa nuk kishin dëmtime të thella.

“Rreth orës 6 të mëngjesit janë paraqitur në spitalin e Shkodrës dy pacientë të cilët referohet se janë dhunuar dje në Malin e Zi. Gjendja e tyre e përgjithshme dukej e mirë, janë evidentu traumat në kokë, në trup dhe pjesën e fytyrës. Sipas procedurave, nuk u rezultua me probleme, ata qëndruan për 2-3 orë dhe janë dërguar në shtëpi. Nuk kishin dëmtime neurologjike që tregojnë probleme të truri apo sistemit, pas ekzaminimeve, ata mund të shkonin në shtëpi, njëri ishte nga Rrogozhina dhe tjetri nga Hot i Ri. Të dy bënë skaner, ekzaminimet përkatëse, trauma në sy ka tramuatizimin e vet, por pa dëmtim, nuk rezultuan me dëmtime të thella, u dhanë mjekimet përkatëse“, tha ai.

/GazetaSinjali/