image Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, dy të arrestuar - Sinjali

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, dy të arrestuar

news image

Dy persona janë arrestuar në Shqipëri, pasi u ndaluan duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shërbimet e njësisë së autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë në Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, kanë marrë informacione se në rrugën policore në automjetin tip “ Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve shqiptarë E.B., 26 vjeç dhe I.N., 33 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në Skuraj, duke transportuar emigrantë të paligjshëm. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin