image Transportonin 43 kilogram marijuanë, arrestohet një person

Rajon

Policia/ Transportonin 43 kilogram marijuanë, arrestohet një person

news image

Një 45 vjeçar me origjinë greke u arrestua në Kostur, në kufirin greko-shqiptar pasi iu gjetën në makinë 5 çanta me 43 kilogram e 210 gram marijuanë.

Në kërkim është shpallur dhe një 26 vjeçar shqiptar.

“Një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, nuk iu bind thirrjes së policisë, shtoi shpejtësinë dhe u gjet më pas i braktisur”, njoftojnë policia .

Nga hetimet paraprake mësohet se 26 vjeçari shqiptar po drejtonte mjetin, ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe një person i tretë i cili nuk është identifikuar ende. /Gazeta Sinjali/